Shoqata Kulturore Bashkimi me ju që nga viti 1993
Themelimi dhe misioni fillestar
Shoqata “Bashkimi” u themelua në vitin 1993, në qytetin Uster të Zvicrës, nga një grup mërgimtarësh shqiptarë të ardhur nga trojet tona etnike. Në një periudhë të trazuar për popullin shqiptar, sidomos në Kosovë dhe Maqedoni, themeluesit e kësaj shoqate panë të domosdoshme ngritjen e një qendre shqiptare ku të takoheshin, të bisedonin dhe të mobilizoheshin rreth çështjes kombëtare. Shumë prej anëtarëve të parë ishin të përndjekur politikisht, që kishin gjetur strehim në Zvicër dhe kishin një ndjenjë të fortë detyrimi ndaj vendlindjes.
Organigrami i Shoqatës
Bordi Drejtues udhëheq, Drejtori Ekzekutiv zbaton,
kurse ekipet operojnë me mision të qartë.
Statuti i Shoqatës
Satuti i ri u aprovua nga të gjithë pranishmit në mbledhjen e
Kuvendit me datën 04.02.2024
Shtylla kryesore e shoqatës tone
Grupet e Vallëzimit të shoqatës Bashkimi
Shqiponjat
MEHRZWECKSAAL KREUZ
Apothekerstrasse 13, 8610 Uster
Orari: Çdo të premte nga ora: 20:00-21:45
Harabelat
Schuleinheit Oberuster
Aathalstrasse 31, 8610 Uster
Orari: Çdo të premte nga ora: 18:00-19:45
Pulëbardhat
Schuleinheit Oberuster
Aathalstrasse 31, 8610 Uster
Orari: Çdo të premte nga ora: 20:00-21:45
Bilbilat
Lokali i Shoqatës – Zeughaus
Berchtoldstrasse 10, 8610 Uster
Orari: Çdo të premte nga ora: 18:00-19:45
Dallëndyshet
MEHRZWECKSAAL KREZ
Apothekerstrasse 13, 8610 Uster
Orari: Çdo të premte nga ora: 18:00-19:45
Fluturat
Freizeit- und Jugendzentrum Frjz
Zürichstrasse 30, 8610 Uster
Orari: Çdo të premte nga ora: 18:00-19:45
Reference nga audienca
Fjalë rasti nga personalitete të ndryshme
Shoqata Kulturore “Bashkimi” në Uster, e themeluar në vitin 1993, përfaqëson një pjesë të rëndësishme të historisë dhe shpirtit të mërgatës sonë në Zvicër. Ajo lindi në një periudhë sfiduese për kombin shqiptar, kur bashkatdhetarët tanë mblidheshin në klube e shoqata për të ruajtur gjuhën, identitetin dhe për të ushqyer ndjenjën e përbashkët kombëtare. Vetë emri i saj, “Bashkimi”, përmban thelbin e misionit që e ka përcjellë ndër vite: afrimin e shqiptarëve pa dallime, drejt vlerave përbashkuese.
Sot, më shumë se tri dekada më vonë, Shoqata “Bashkimi” është bërë pjesë e pandashme e jetës kulturore të qytetit të Usterit dhe e një partneriteti të frytshëm me institucionet vendase. Përmes aktiviteteve të saj, ajo prezanton me dinjitet traditat, vlerat dhe kulturën shqiptare, duke kontribuar në mirëkuptimin dhe respektin e ndërsjellë ndërmjet komuniteteve.
Si dikush që ka jetuar në Zvicër në vitet kur kjo shoqatë hidhte hapat e parë, ndjej mirënjohje dhe respekt të veçantë për të gjithë ata që kanë kontribuar që “Bashkimi” të mbetet një simbol i kulturës, integrimit dhe prosperitetit shqiptar në Zvicër. Ambasada e Republikës së Kosovës në Zvicër dhe unë si ambasador, vlerësojmë lart kontributin e Shoqatës “Bashkimi” në ruajtjen e identitetit kombëtar dhe në forcimin e lidhjeve mes komunitetit shqiptar dhe shoqërisë zvicerane.
është kënaqësi dhe nder i veçantë t’ju drejtohem përmes këtij mesazhi, me vlerësim të sinqertë për kontributin tuaj të çmuar në ruajtjen e identitetit tonë kombëtar, kulturor dhe gjuhësor në Zvicër.
Shoqata “Bashkimi Uster” është një shembull frymëzues i punës së përkushtuar që diaspora shqiptare bën për të ruajtur lidhjet me atdheun dhe për të ndërtuar ura bashkëpunimi në mes të komunitetit tonë dhe shoqërisë zvicerane. Me aktivitetet tuaja kulturore, humanitare e shoqërore, ju keni dëshmuar se dashuria për vendlindjen nuk shuhet kurrë – përkundrazi, ajo forcohet përmes punës së përbashkët dhe solidaritetit.
Në emrin tim dhe të Ambasadës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, ju shpreh mirënjohjen më të thellë për përkushtimin, vullnetin dhe vizionin që tregoni çdo ditë. Ju jeni ambasadorët më të mirë të vlerave shqiptare në Zvicër – shembull i bashkimit, i punës së ndershme dhe i respektit për njëri-tjetrin.Le ta ruajmë këtë frymë të bashkimit e dashurisë për gjuhën, kulturën dhe traditat tona. Le t’u mësojmë brezave të rinj krenarinë për origjinën dhe rrënjët e tyre. Shoqata “Bashkimi Uster” mbetet një vatër e gjallë ku ndjehet fryma shqiptare dhe ku çdo anëtar kontribuon për një të ardhme më të fortë e më të bashkuar.Me respekt të veçantë dhe vlerësim të sinqertë,
Rexhep Demiri
Ambasador i Republikës së Maqedonisë së Veriut









